ekonomi:Lajme
Postuar më: 12 Dhjetor 2012 / 16:46

Sistemi hekurudhor me mundësi të shumta për zhvillim

Sistemi hekurudhor me mundësi të shumta për zhvillim
0

Linja Hekurudhore Fushë Kosovë – Podujevë, me zgjerimin e mëtejshëm të tunelit në Merdar, nëse do të ishte funksionale do të siguronte qasje në Korridorin X në Nish, thuhet në raport.

Linja Fushë Kosovë -Pejë, mund të sigurojë lidhje afatgjate me rrjetin hekurudhor malazez. Linja Klinë – Prizren, në të ardhmen mund të sigurojë qasje në rrjetin shqiptar, pasi që vetëm 20 km mungon nga Prizreni deri në kufi. Të gjitha këto linja, një pesë e të cilave janë në funksion, me pak investime mund të krijojnë kushte për rritjen e shpejtësisë aktuale, theksoi menaxheri i projektit, Enes Covrk. “Sipas kalkulimeve tona, në vend të shpejtësisë maksimale nga 60 mund të operohet me shpejtësi 65-70 km për trena të mallrave dhe 85 km për trena të udhëtarëve. Nga Fushë Kosova për Pejë, mund të rritet shpejtësia po ashtu së paku 10 km/h, vende -vende edhe më shumë”, tha Covrk.

Në studim u tha, se mungon linja e gjatë prej vetëm 6.6 kilometrash që do të lidhte qytetin e Prishtinës nëpërmjet linjës Fushë Kosovë – Pejë me Aeroport. Kjo linjë është shumë e kërkuar, por ka edhe donatorë të interesuar, theksoi kryeshefi ekzekutiv i Infrekos, Agron Thaçi.

“Dje kemi pas takimin edhe me Bankën Europiane për investim, por edhe me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ata si edhe Banka Botërore janë shumë të interesuar të ofrojnë kredi të buta, afatgjate, me norma shumë të ulta të interesit dhe ne jemi duke përgatitur projekte të paraqesim”, tha Thaçi për radion Blue Sky.

Sipas tij, për linjat e tjera do tu paraqiten projekte donatorëve potencialë. Studimi i Fizibilitetit është kryer nga projekti i Bashkimit Europian, konsorciumi COWI-IPF. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka