ekonomi:Lajme
Postuar më: 5 February 2013 / 09:23

STRAS: Trajtim të barabartë për investitorët

STRAS: Trajtim të barabartë për investitorët
0

Për kthimin e tij, në rishkrim ekzistojnë disa arsye, kur më kryesore është ajo se ky ligj diskriminon investitorët e brendshëm dhe Qeverinë e Kosovës e bënë vartës të investitorëve të huaj.

“Kjo qasje mund të jetë e pranueshme vetëm nëse ka për qëllim të rritë efikasitetin dhe kujdesin e institucioneve publike. Mirëpo, krejt defekti del nga fakti se këtë privilegj nuk e kanë investitorët e brendshëm. Po ashtu, autoritet publike nuk mund të kenë asnjë lloj imuniteti ligjor (!) nëse shkelin këtë nen. Pra, ata duhet të pranojnë e me asgjë nuk guxojnë të veprojnë kundër interesave të investitorit të jashtëm”, theksohet në komunikatë.

Sipas Rexhepit e keqja tjetër është se kur është në pyetje investitori nga brenda, ajo mund të ndryshoj ligjet kurdo që ka dëshirë dhe të mos marr asnjë përgjegjësi nëse atyre u shkakton dëme. “Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë të hyjë në obligime të këtilla financiare, meqenëse kostoja e tyre mund të jetë mjaft e lartë. Po ashtu, sërish ajo do të paraqitej e papërgjegjshme ndaj investitorëve të brendshëm”.

“Zgjidhja më e mirë është zhvillimi i tregut të sigurimeve. Të gjendet zgjidhje ligjore , sipas të cilave, në rastet specifike, nuk mund të zhvillohet asnjë aktivitet afarist pa pasur sigurim. Në rastet e tjera, mungesa e sigurimit shkon në dëm të investitorit”. Me këtë zgjidhje Qeveria e Kosovës rritë mekanizmat e sigurimit, heqë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë nga vetvetja, por edhe forcon tregun e sigurimeve në vend.

Sipas STRAS-it “Neni 19, pika 2. Në rast të konfliktit ndërmjet ndonjë dispozite të këtij ligji dhe dispozite të ndonjë ligji të aplikueshëm në Kosovë, dispozitat e këtij ligji do të mbizotërojnë, me kusht që ligji i tillë përmban qëllim të shprehur qartë për të evituar zbatimin e një dispozite të këtij ligji”.

“STRAS përmes këtyre ndryshimeve në ligjin e propozuar insiston për trajtim të barabartë të të gjitha subjekteve ekonomike në Kosovës, pa marrë parasysh prejardhjen e kapitalit. Kjo është me rëndësi të veçantë për faktin se nuk mund të kemi zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, përderisa biznesi dhe investitorët vendorë nuk forcohet me qëllim të krijimit të partneritetit me ata nga jashtë”. /Telegrafi/

0 komente