ekonomi:Lajme
Postuar më: 18 Janar 2013 / 09:26

Të hyrat po rriten

Të hyrat po rriten
0

Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti ka thanë se ATK-ja ka një trend të vazhdueshëm pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore ndër vite. Në vitet e fundit sipas tij, kanë pasur një rritje prej 10 për qind. “Në tre vjetët e fundit të shprehura me numra të hyrat tatimore janë 284 milionë në vitin 2012, 261 milionë në vitin 2011 dhe 221 milionë në vitin 2010. Kjo ngritje është si rezultat i planifikimi të mirëfilltë, rritjes së bashkëpunimit me agjencitë e tjera, menaxhimit dhe punës ekipore të stafit të ATK’së”.

Kurse sa u përket borxheve ai thotë se për ta është një sfidë e trashëguar dhe akumuluar vite me radhë. “Brenda ATK-së kemi funksionin mbledhjes së detyrueshme, e cila ka kryer mbi 76,000 aktivitete dhe ka grumbulluar rreth 37 milionë euro apo 5 milionë më shumë se vitin e kaluar. Krahas vjeljes së parave, aktivitetet e saj përfshijnë njoftime të tatimpaguesve, bllokimet në banka, Thesar, Dogana, regjistrimet e barrëve tatimore në kadastër, Regjistrin e Pengut, e shumë aktivitetet të tjera të sforcuara të dhëna me ligj”, ka thënë Haliti.

Ai ka bërë të ditur se edhe nga pjesa veriore e Mitrovicës kanë një numër të caktuar të tatimpaguesve të cilët deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas legjislacionit tatimor kosovar. “Ky numër është zvogëluar me rastin e shpalljes së pavarësisë, mirëpo kemi tendencë në rritje të interesimit në vitin e fundit”. /Express/Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka