ekonomi:Lajme
Postuar më: 13 June 2008 / 05:43

Tiranë – Prishtinë, tani fluturimi kushton më lirë

Tiranë – Prishtinë, tani fluturimi kushton më lirë
0

Në këtë kompani, e cila operon në sistemin e kompanive "low cost", sa më herët që rezervohet bileta aq më lirë kushton ajo.

Ndërsa çmimet fillojnë nga 5 euro për biletë pa taksat e aeroportit, e njëjta biletë duke përfshirë taksat aeroportuale arrin shumën prej 53 euro.

Por numri i vendeve që shiten me këtë çmim është i vogël dhe duhet rezervuar shumë kohë më parë.

Megjithëse prapë çmimet e biletave me këtë kompani janë më të lira se rivalja e saj.

Të enjten një biletë kthyese Prishtinë- Tiranë- Prishtinë, kthyese, në këtë kompani mund ta blejë me një çmim prej rreth 130 euro.

" Nëse e blen vetë nga interneti dhe paguani me kredit kartë atëherë kushton më lirë, rreth 120 euro", tha përmes telefonit një punonjës i "Bell Air" në Prishtinë.

Ndërsa një biletë nga kompania tjetër "Albania Airlines", kthyese, kushton rreth 180 euro.

Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës me qëllim të uljes së çmimit të biletave në relacionin Prishtinë-Tiranë ka stimuluar kompanitë që vendosin linja të rregullta me Prishtinën dhe që gjenden 200 kilometra larg këtij aeroporti.

Sipas këtij vendimi kompanitë për vitin e parë përjashtohen nga pagesa e të gjitha taksave, në vitin e dytë kanë 50 përqind ulje ndërsa në vitin e tretë kanë një ulje prej 25 për qind.

Nga ky privilegj përfitojnë tre aeroporte, ai i Shkupit, Podgoricës dhe i Tiranës por ky vendim i zyrtarëve të aeroportit është marrë për të stimuluar linjën me Tiranën. /Telegrafi/

0 komente