ekonomi:Lajme
Postuar më: 30 Janar 2013 / 16:44

Toyota tërheq edhe 1 milion automjete nga tregu

Toyota tërheq edhe 1 milion automjete nga tregu
0

Sipas deklaratës së kompanisë, rreth 752 mijë automobila të modeleve Corolla dhe Corolla Matrix, janë tërhequr nga tregu për shkak të airbag-ëve dhe 270 mijë Lexus IS janë marrë mbrapsht si rezultat i fshirëseve defektoze të xhamave.

Toyota e cila ka një treg më të madh edhe se kompania amerikane General Motors në SHBA, edhe vitin e kaluar kishte tërhequr nga tregu rreth 10 milionë makine për shkak të problemeve të ndryshme.

Në deklaratë bëhej e ditur se automjetet e thirrura mbrapsht kanë qenë shitur rreth viteve 2003-2012. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka