ekonomi:Lajme
Postuar më: 6 February 2013 / 16:52

Transparenca në investimet kapitale

Transparenca në investimet kapitale
0

Menderes Ibra, nga Ministria e Financave, tregon se shuma më e madhe e mjeteve për investimet kapitale janë të fokusuara për investime në infrastrukturë rrugore.

“Do të thotë vazhdimi i investimeve në autostradën Morinë – Merdarë. Pastaj në rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe Prishtinë – Pejë. Pastaj, për herë të parë janë ndarë mjetet edhe për fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, në rrugë të tjera rajonale, gjithashtu në infrastrukturën arsimore, në objekte të ndryshme sportive dhe në përkrahje të sektorit të bujqësisë”, tha Ibra për Rel.

Ndryshe, nga 1 miliard e 586 milionë euro, nga buxheti i këtij viti, 621 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale, 40 për qind e të cilave do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë – Merdarë, apo 217 milionë euro.

Ndërsa, 30 milionë euro të tjera janë ndarë për fillimin e autostradës se re Prishtinë- Hani i Elezit. /Telegrafi/

0 komente