ekonomi:Lajme
Postuar më: 31 December 2012 / 14:31

Trepça rritë prodhimet

Trepça rritë prodhimet
0

“Ende disa nga minierat e Trepçës nuk janë në punë, ose punojnë me kapacitete minimale. Industria përpunuese e metaleve dhe atyre përcjellëse, janë tërësisht jashtë funksionit, siç janë: Metalurgjia e plumbit dhe elektroliza e zinkut, fabrika e akumulatorëve etj. Pastaj, janë sfidat mjedisore: në tetëdhjetë e dy vjet të punës së kombinatit, janë shkaktuar ndotje të shumta, me të cilat ndërmarrja, shoqëria dhe shteti ynë duhet të merren seriozisht në të ardhmen. Moratoriumi i vendosur ndaj ndërmarrjes dhe të ashtuquajturit kreditorë të Trepçës, përbën një sfidë juridike mjaftë të vështirë, për ta tejkaluar etj”, është shprehur ai.

Muqa ka thënë se për vitin e ardhëm do të dëshironim që institucionet e Republikës së Kosovës që janë kompetente për fatin e “Trepçës”, të fokusohen në zgjidhjen e problemeve dhe të filloj ristrukturimi i mirëfilltë i këtij gjiganti industrial, që mund të bëhet lokomotivë e zhvillimit ekonomik të vendit. “Miniera e Stantërgut ka nxjerrë 11 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkaq ajo e Artanës, për shkak të disa punëve përgatitore që janë kryer brenda minierës, nuk pasur rritje prodhimi. Nga kjo sasi xeheje janë përfituar pas përpunimit rreth 13.000 tonë koncentrate plumbi dhe zinku, apo rreth 35 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Muqa .

Ai ka treguar se “Trepça” nuk ka problem tregun e shitjes. “Produkti kryesor që prodhon Trepça është koncentrati i plumbi dhe zinkut dhe sulfati i aluminit që prodhohet nga reparti i industrisë kimike. Koncentrati i plumb-zinkut edhe këtë vit i është shitur kompanisë zvicerane Glenkor, ndërkaq, sulfati i aluminit shitet vetëm në tregun e brendshëm. Ky është një produkt që përdorët për pastrimin e ujërave, prandaj ne furnizojmë gjithë ujësjellësit regjional të vendit, por edhe pishinat gjatë stinës së verës”. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka