ekonomi:Lajme
Postuar më: 24 April 2013 / 10:55

Tri organizata nga Kosova në garë për shpërblimin Social 2013

Tri organizata nga Kosova në garë për shpërblimin Social 2013
0

Këtë vit, për herë të katërt do të ndahet Shpërblimi i Fondacionit ERSTE për Integrimin Socia, përfshirë këtu: projektet më të mira që i kushtohen fushës së Integrimit Social në vendet e Evropës së Mesme, Lindore dhe Juglindore, si Kosovë, Austri, Çeki, Slovaki, Hungari, Moldavi, Rumani, Bosnë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Malt të Zi dhe Serbi.

Fjala është për projektet inovative dhe të qëndrueshme të cilat përmes rezultateve konkrete i kontribuojnë apo ndihmojnë grupet e margjinalizuara që të integrohen në shoqëri, siç janë pakicat kombëtare, personave me aftësi të kufizuara fizike apo mentale, anëtarët e LGBT-së, fëmijët, të moshuarit, gratë, të pastrehuarit, të varfërit dhe grupe të tjera të cilat kërkojnë trajtim të barabartë në shoqëri. /Telegrafi/

0 komente