ekonomi:Lajme
Postuar më: 9 Janar 2013 / 15:44

Turqia ta zgjerojë prodhimin në Kosovë

Turqia ta zgjerojë prodhimin në Kosovë
0

"Një shtet që është në pozitën e parë në botë për tërheqje të investimeve të huaja, në pozitën e parë për prodhim dhe përpunim të produkteve bujqësore, një shtet që ka pozitën e dytë në botë për kontraktim të punëve ndërtimore dhe të tjera jashtë shtetit të tyre është një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Turqisë “, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të Kryetarit të DEIK-ut nga Turqia Sadullah Sipahioglu.

Musafiri nga Turqia falënderoi Kryetarin e OEK-ut për përkushtimin e treguar në avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Turqisë, duke shprehur mos kënaqësi me nivelin e bashkëpunimit. “Potencialet që ekzistojnë në mes të dyja shteteve mike janë të pa shfrytëzuara sidomos kur kemi parasysh rëndësinë e avancimit të këtij bashkëpunimi në prodhim, transfer të teknologjisë, edukim, shëndetësi dhe fusha tjera për të cilat Kosova ka nevojë urgjente”.

Ai theksoi se duhet të eliminohen disa barriera ekzistuese për avancim të bashkëpunimit dhe duhet të bëhet më tepër në këmbimin e informacioneve ekonomike në mes të dyja shteteve dhe atë në mënyrë Institucionale e jo të shfrytëzohen lidhjet familjare për biznes të cilat në të shumtën e rasteve kanë dështuar.

Në anën tjetër, kryetari Gërxhaliu potencoi nevojën e ndryshimit të qasjes së bashkëpunimit ku duhet të jemi të orientuar në prodhim me qëllim që në Kosovë të krijohen mundësi të reja për vende të reja të punës, përmirësim të bilancit të pagesave, hapje të perspektives që prodhimet e prodhuara në Kosovë nga kompani turke të depërtojnë në tregjet e rajonit, Evropës dhe më gjerë dhe bashkëpunimi Kosovë Turqi të mos karakterizohet vetëm në formën e tregtisë klasike. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka