ekonomi:Lajme
Postuar më: 27 December 2012 / 16:53

Viti 2012, me pak suksese

Viti 2012, me pak suksese
0

“Nuk mund të mburremi këtë vit se kishim shumë suksese, kur raportet tregojnë se kemi 50 për qind më pak investime, import e më pak të hyra nga diaspora dhe të gjitha këto e bëjnë që viti të mos ishte I lehtë për ekonominë e Kosovës”, tha Shahini. Ai shtoi se kishim investime më pak tek bizneset vendëse, për arsye se politikat tregtare dhe fiskale gjatë vitit rrugtuan nga njëra ministri në tjetrën dhe nuk arritën që të reformohen kërkesat dhe politikat e rekomanduara nga AKB-ja. Këto janë pengës e zhvillimit të prodhimtarisë dhe ekonomisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-së, tha se ka premtime se viti që po vjen do të jetë i kthesave i politikave fiskale dhe implementimin e tyre. Politikat bankare financiare në vend ishin më të shtrenjtat në regjion, ku karakterizohen në bujqësi nga 12 deri 25 për qind. Ky interes e ka ngulfatur ekonominë kosovare dhe sipas të dhënave të AKB-së brenda vitit janë mbyllur rreth një mijë biznese, ku 25 për qind e tyre problem kishin interesin e lartë nga bankat.
Kryetari i Aleancë Kosovare të Bizneseve tha se edhe viti 2013 nuk mund të karakterizohet me zhvillim të hovshëm ekonomik për shkak të bisedave me Serbinë. Këto do të jenë pengesë të mëdha. Duhet seriozisht të bëjmë politika për zhvillimin e bizneseve vendëse dhe të bëhet edhe integrimi. /Telegrafi/
 

0 komente