ekonomi:Lajme
Postuar më: 5 Shkurt 2013 / 15:34

Zëvendësministri Koci priti kreun e kompanisë California Hills

Zëvendësministri Koci priti kreun e kompanisë California Hills
0

Me këtë rast zëvendësministri Koci ka njoftuar Taka për ambientin që ofron Kosova për investime të jashtme, duke shtuar se legjislacioni është mjaft i avancuar dhe krijon kushte të favorshme investimi në këtë fushë.

“Fusha legjislative në Kosovë është e avancuar e sidomos ajo e investimeve. Kosova ofron mundësi të mira për të investuar dhe jemi të angazhuar që të lehtësojmë procedurat për investitorë”, ka thënë zëvendësministri Koci.

Në takim, numri dy i MZHE-së ka informuar kreun e kompanisë japoneze me të arriturat e Kosovës në fushën e ekonomisë duke shtuar se fuqizimi i sektorit privat është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë.

Nga ana tjetër Charlie Taka, ka falënderuar zëvendësministrin Koci për informatat dhe është shprehur i gatshëm të investojë në Kosovë në fushën e ndërtimtarisë dhe atë të teknologjisë informative.

“Ne si kompani jemi të interesuar të investojmë në ndërtimin e objekteve banesore të cilat janë të kualitetit të lartë dhe plotësojnë standardet e duhura . Po ashtu ne do t’i përshtatemi tregut të Kosovës sa i përket çmimeve“, tha Taka. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka