ekonomi:Lajme
Postuar më: 20 December 2012 / 15:53

Zgjedhën anëtarët e Komisionit të Granteve

Zgjedhën anëtarët e Komisionit të Granteve
0

Në këtë takim, Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2013 (katër kryetarë të komunave), në pajtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal. Ky komision përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve katër janë nga Qeveria, një nga Parlamenti dhe katër anëtarët tjerë janë nga niveli komunal, që përfaqësohet nga tri komuna me shumicë shqiptare dhe një komunë me shumicë minoritare.

Për vitin 2013 anëtarë të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i komunës së Istogut, Rahovecit, Obiliqit, si dhe Zyrtari Kryesor Ekzekutiv i Zyrës Administrative e Mitrovicës Veriore.

Në fund të këtij takimi Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu duke i uruar dhe i falënderuar të gjithë të pranishmit , ai uroi që anëtarët e rinj të punojnë me po aq përkushtim, sikurse kanë punuar anëtarët e deritanishëm.

Ndërsa, kryetarët e komunave, njëherit anëtarë të këtij komisioni gjatë vitit 2012, falënderuan Ministrinë e Financave dhe anëtarët tjerë të Komisionit të Granteve për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. /Telegrafi/

0 komente