ekonomi:Lajme
Postuar më: 17 January 2013 / 09:34

ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të rrymës për amvisëritë

ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të rrymës për amvisëritë
0

Ky institucion i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të sigurojë mbështetje shtesë të targetuar financiare për të mbështetur konsumatorët të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ftesa drejtuar Qeverisë është pjesë e “raportit konsultativ për shqyrtimin e shtatë tarifor” të publikuar nga ZRRE-ja, që është një vlerësim i përkohshëm për të hyrat maksimale të lejuara për KEK-un, KOSTT-in dhe Distribucionit e Furnizimit, shkruan Koha Ditore.

Në përgjithësi ZRRE-ja ka propozuar që të hyrat maksimale të lejuara për kompanitë energjetike (KEK, KOSTT, dhe Distribucionin e Furnizimit) të jenë më të larta për rreth 11 për qind për vitin 2013. /Telegrafi/

0 komente