Larg planit

10:49 / 3.08.2012
Dogana e Kosovës s’ka arritur ta përmbushë planin e paraparë nga Qeveria për vjeljen e të hyrave. Deri në qershor ky institucion nuk i ka grumbulluar as gjysmën e parave të planifikuara, derisa me plan është mbrapa përreth 24 milionë euro. Zyrtarë të doganës thonë se janë në rregull me përformancën dhe shpresojnë që në pjesën e dytë të jenë më të suksesshëm.

Nuk po u del siç e kanë planifikuar në fillim të vitit. Arka e shtetit nuk është as afër të mbushet me para nga Doganat e Kosovës. Kjo e fundit gjatë gjysmës së parë të vitit asnjëherë nuk arriti ta tejkalojë pragun e përcaktuar nga Ministria e Financave për vitin 2012.

Në raportin gjashtëmujor të buxhetit shihet se deri në qershor ky institucion ka mbledhur 354 milionë euro, ndërsa është dashur t’i mbledhë plotë 378 milionë euro. Kjo i bie se është mbrapa me afro 24 milionë euro në raport me planin, edhe pse në krahasim me vitin e kaluar ka një ngritje të të hyrave për rreth 2 milionë euro.

Fllanza Mezini, zyrtare për informim në Doganë, arsyeton këtë me faktorët natyrorë, por nuk pranon se nuk po ia dalin të realizojnë synimet e përcaktuara. “Muajin korrik e kemi përfunduar me të hyra të grumbulluara në nivelin 99 për qind të asaj që ishte planifikuar. Planifikimi jonë mujor shpeshherë ndikohet nga faktorë tjerë qe nuk mund te kontrollohen, siç ishte moti shume i ftohet në dy muajt e parë te vitit, çka ndikoi në rënien e importit dhe të hyrave të grumbulluara në atë periudhe, por tani gjithçka është sipas planifikimeve tona”, thekson Mezini.

Nëse shikohen se nga çfarë ka mbledhur më shumë para dogana, sipas raportit të buxhetit, shihet se qytetarët më së shumti në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë paguar taksa në emër të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, gjithsejtë 180 milionë euro. Por, jo pak të hyra del se dogana i realizon nga akciza në kufi, 115.8 milionë euro. Ndërsa nëse llogaritet vetëm taksa doganore për mallrat e importuara, del se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë mbledhur 51 milionë euro, shkruan Express.

Për Qeverinë e Kosovës, dogana në krahasim me Administratën Tatimore të Kosovës shihet si institucion i privilegjuar në mbledhjen e taksave.

Edhe pse nuk po ecin sipas planit duket se zyrtarët e Ministrisë së Financave janë të kënaqur me nivelin e të hyrave të përgjithshme. “Të hyrat gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, janë 649.76 milionë euro dhe paraqesin 42.3 për qind të pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara dhe kjo paraqet një rritje prej 12 për qind, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak”, thotë Menderes Ibra, këshilltar për media në këtë ministri.

Sipas tij, bazuar në këta parametra dhe trendin aktual të arkëtimit që në muajin korrik shkoi në 436.5 milionë euro, plani i të hyrave për vitin 2012 do të përmbushet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.