LDK: Furnizimi 24 orë me rrymë farsë e Qeverisë Thaçi
Mashtrimet elektorale të Hashim Thaçit po demaskohen çdo ditë, thotë Këshilli i ekspertëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Nëpërmjet një kumtese për media, LDK-ja thekson se furnizimi me rrymë 24 orë është larg realitetit” dhe shtohet se “në pikë të verës, blloqet e KEK-ut bien nga sistemi pa pasur asnjë ngarkesë.
Rrjedhimisht, Këshilli i ekspertëve i LDK-së thotë se qytetarët duhet të përgatiten për dimër të vështirë dhe shpreh “shqetësim për mungesën totale të angazhimit të Qeverisë Thaçi në revitalizimin e këtij sektori”.
LDK thekson se kjo po ndodhë “pas privatizimit të dyshimtë të furnizimit dhe distribucionit të KEK-ut për një shumë simbolike prej 26.3 milionë euro”.
Në këtë kuadër, LDK ka program që parasheh qartë strategjinë që do të ndjekë “me ardhjen e saj në krye të vendit”. /Telegrafi/