Limaj: Komision për hetim e privatizimit
Nënkryetari dhe deputeti i PDK-së Fatmir Limaj ka kërkuar të mërkurën nga Kuvendi i Kosovës që të formoj një Komision hetimor për procesin e privatizimit. Sipas tij, në këtë Komision do të angazhoheshin ekspertë të fushave të ndryshme, e i cili do të financohej nga një fond i veçan. Deputeti Fatmir Limaj tha se ky Komision do t’i raportonte Kuvendit se si ka ecur i gjithë procesi i privatizimit në vend.
“Vetëm kështu mund ta heqim nga rëndi i ditës këtë çështje. Komisioni duhet t’i hetojnë ndërmarrjet a janë përmbushur kontratat dhe si janë përmbushur. Vetëm kështu i joshim investitorët. Ndërsa duke e mbajtur pezull temë e procesit të privatizimit do t’i largojmë investitorët”, theksoi Limaj.
Ai ka thënë se rreth kësaj çështje nuk duhet të këtë këtu betejë pozitë e opozitë. “Duhet të shikojmë të paktën një herë interesin e vendit. Andaj kërkoj që debati të zgjedhore, dhe ftojë profesorët, inxhinierët, ekspert të fushave të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre rreth zhvillimit të vendit”, ka thënë deputeti Limaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/