Më 27 nëntor lëshohen për qarkullim kilometra tjera të autostradës

15:19 / 27.07.2012
Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota inspektoi të premten punimet të cilat janë duke u zhvilluar në segmentin e pestë të Autostradës Vërmicë-Merdar. Gjatë kësaj vizite ministri Mujota pa nga afër se si zhvilloheshin punimet në kilometrat e reja të cilat janë duke u ndërtuar. Pjesa e autostradës në segmentin e pestë pritet të lëshohen në qarkullim më 27 nëntor.

Lidhur me dinamikën e këtyre punimeve, ministri Fehmi Mujota tha se segmenti i pestë i autostradës, ka një gjatësi prej 18. 4 kilometrave. Sipas tij, punët kanë hyrë në fazën intenzive të punimeve. “Kompania po e bënë një punë të madhe-kolosale, si dhe po kryhen punime cilësore. Gjithashtu edhe kompania mbikëqyrëse vazhdimisht po i mbikëqyrë punimet në terren, prandaj ne jemi të sigurt se puna po vazhdon sipas standardeve dhe punimet po vazhdojnë sipas planifikimeve të parapara me kontratë“, tha ai.

Ministri Mujota, gjithashtu konfirmoi se në këtë segment, rreth 65 për qind e punimeve tanimë janë përfunduar, dhe kjo siguron objektivin se me 27 nëntor do të bëhet dhe përurimi i këtyre kilometrave të reja, të kësaj autostrade. “Me përurimin e këtyre kilometrave të Autostradës ne do të kemi 60 kilometra autostradë, qytetarët e vendit tonë do të kenë mundësinë të qarkullojnë në të, njëkohësisht këto kilometra do të bëjnë që autostrada të lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë“, tha ministi i Insfrastrukturës Fehmi Mujota gjatë vizitës që i bëri punimeve në segmentin e pestë të autostarëd Vermicë-Merdarë.

Ministri Mujota tha se duke pasur parasysh zhvillimin e këtyre punimeve të Autostradës deri më tani, këto punime janë duke shkruar para kohe.

Ai ka paralajmëruar, punime intezive edhe në vitin 2013, ndërsa tashmë është bërë e ditur se janë hapur procedurat administrative edhe për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit. “Ministria e Infrastrukturës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme procedurale dhe ne po presim që ky proces të eci mbarë, dhe jemi të bindur se në fillim të vitit 2013, do të mund të fillojmë edhe autostradën tjetër që është hiq më pak e rëndësishme se sa kjo që tashmë jemi duke e ndërtuar“, tha Mujota.

Ndërsa, menaxheri i këtij projekti, Michael Mix, tha se punimet janë duke zhvilluar sipas planit, ndërsa nëpër vend punishte janë duke punuar 2700 punëtorë. “Këtu punohet 7 ditë në javë dhe 24 orë, me qëllim që të arrijnë përfundimin e punimeve të këtij projekti me kohë”, theksoi Mix nga kompania Bechtel & Enka. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.