Maqedoni, diaspora për gjashtë muaj 700 milionë euro

16:00 / 30.10.2012
Në Maqedoni për gjashtë muajt e ardhshëm të këtij viti kanë hyrë mbi 700 milionë euro nga diaspora. Këto mjete kryesisht vijnë në vend për investime dhe për nevojat e familjeve. Këto mjete ndikojnë dhe marrin pjesë me 5 për qind në Bruto Prodhimin e Përgjithshëm Vendor. Por, kjo shumë konsiderohet shumë më e vogël për dallim nga vendet e tjera të rajonit.

Studimi lidhur me paratë e diasporës në vendet e Ballkanit është bërë nga agjencia turke e lajmeve Anadollia. Sipas kësaj agjencie, këto mjete ndikojnë tej mase në buxhetet shtetërore të këtyre vendeve në Evropën Juglindore.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, diaspora më shumë mjete derdh në Bosnjë, më pas vjen Serbia. Diaspora në këto vende merr pjesë me 13 për qind në BPV.

Diaspora shqiptare radhitet në vendin e tretë me 11 për qind të BPV. Ndërsa Maqedonia radhitet në fund, ndërsa mediat vendore shqiptare vazhdimisht nxisin debate që diaspora shqiptare është ajo që sjellë paratë dhe kontribuon në buxhetin e Maqedonisë. Në vitin 2010 në Serbi kanë hyrë 5.6 miliardë dollarë nga diaspora, në Shqipëri 1.3 miliardë dollarë, në Kroaci 1.6 miliardë dollarë dhe Bosnjë Hercegovinë 2.2 miliardë dollarë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.