Maqedonia bllokon grurin nga Kosova

13:39 / 25.10.2012
Një kamion me miell i kompanisë kosovare “M & Sillosi” është bllokuar të mërkurën nga doganat maqedonase, duke mos u lejuar të futet në territorin e tyre, me arsyetimin e mbrojtjes së tregut vendor nga importet e tilla. Në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore(CEFTA), pala maqedonase ka marrë një vendim të tillë prej korrikut të këtij viti, i cili po ndikon që prodhuesit kosovarë çdo ditë e më shumë ta humbin tregun e vendit fqinj.

Gerald Wilflingseder, drejtor ekzekutiv në kompaninë “M &Sillosi” në Rahovec, ka konfirmuar të se që katër muaj nuk po arrijnë të eksportojnë miell në Maqedoni. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe nga ky vendim kompania e tyre është dëmtuar rëndë financiarisht. “ Qarkullimi financiar që kemi humbur për këto katër muaj kalon shifrën prej 1 milion euro”, shprehet ai.

Përpos arsyetimit gojor se me bllokimin grurit dhe miellit nga Kosova po i mbrojnë prodhimet e tyre vendore, Doganat maqedonase po refuzojnë t’u japin eksportuesve kosovarë një arsyetim me shkrim lidhur me moslejimin e importit. Për këtë vendim të Doganave të Maqedonisë, kompania “M & Sillosi” ka njoftuar edhe zyrtarisht Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës dhe atë të Bujqësisë.

Gazeta “Zëri” po ashtu ka mësuar se javë më parë Blerim Ahmeti nga Ministria e Tregtisë i është drejtuar zyrtarisht me një letër Renata Vitez, drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s, duke e njoftuar se kjo masë e palës maqedonase po i dëmton eksportuesit kosovarë të miellit.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se vendimi i marrë nga autoritetet maqedonase është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s, prandaj duhet shfuqizohet sa më shpejtë të që jetë e mundur. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë kur Maqedonia bllokon importin e grurit nga Kosova. Një vendim i tillë po përsëritet në dy vjetët e fundit. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Kosova ka eksportuar në Maqedoni 800 tonë miell në vlerë prej 306 mijë euro.

Nga ana tjetër, Maqedonia është eksportuesi numër një në Kosovë, e cila gjatë vitit eksporton mallra në vlerë prej mbi 400 milionë euro, ndërsa eksporti i vendit atje është shumë fish më i ulët.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka thënë për “Zërin” se për këtë çështje janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase dhe me Ambasadën e Kosovës në Shkup. Stavileci sqaron se nëse Qeveria e Maqedonisë nuk ndryshon qëndrimin, atëherë do të insistoj që edhe pala e Kosovës të marrë vendim të njëjtë ndaj eksportit maqedonas. “Kemi kërkuar nëpërmjet letrës zyrtare një arsyetim nga pala maqedonase për një vendim të tillë, mirëpo ata po hezitojnë të përgjigjen. Nëse ata s’do të jenë korrekt me prodhimet tona, atëherë as ne s’do dua lëmë keq për “korrektësi””, shprehet numri një i Ministrisë së Bujqësisë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.