Marlboro Made in Kamenica!?

12:37 / 21.09.2012
Jo vetëm veriu i Mitrovicës është vendi i kontrabandës. Ka edhe vende të tjera në Kosovë ku bëhet kontrabanda: nëse jo me derivate të naftës, atëherë me prodhimin e duhanit! Në rrethinën e Komunës së Kamenicës prodhohet duhani, dhe atë i llojit Marlboro, pa ndonjë banderolë dhe pa mbishkrime se çka përmban ky duhan.

Agjencia “Kosovapress” ka hasur në pako të cigareve që prodhohen në fshatrat e rrethinës së Kamenicës. Edhe pse i prodhuar në ndonjë fabrikë të mirëfilltë dhe pa ndonjë analizë, ky duhan konsumohet nga qytetarët, pasi që mund ta blejnë më çmim shumë të lirë: për vetëm 60 cent një pako. Ndërkohë, një shteK kushton vetëm 5 euro. në treg një pako me banderolë shitet për 1.80 euro.

Nëse e shikoni pakon e cigareve “Made in Kamenica”, mund të vëreni që keni të bëni me një pako e cila nuk ka mbishkrimin që thotë“Duhani dëmton seriozisht shëndetin”. Gjithashtu, nuk ka të dhëna se sa përmban dyoksid karboni dhe sa nikotinë. Po ashtu, me hapjen e pakos mund të vëreni që cigaret nuk janë të mbushura mirë me duhan, që të lënë dyshime për një prodhim ilegal.

E gjithë kjo kontrabandë bëhet në njërin nga fshatrat e komunës së Kamenicës, ndërsa për këtë gjë as që janë në dijeni Doganat e Kosovës apo institucionet e tjera.

“Sipas informatave tona, nuk kemi indikacione për këtë aktiviteti në Kosovë”, ka theksuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, sipas të cilit me fillimin e implementimit të sistemit të banderolave ka rënë dukshëm edhe kontrabandimi i duhanit.

Dogana e Kosovës vetëm gjatë këtij viti ka pasur 17 raste ku vlera e gjithë mallit të konfiskuar nuk e ka kaluar 10 mijë euron, gjë që sipas Stavilecit është një indikacion i mirë. Ai sqaron se fillimisht duhanit të kontrabanduar i bëhen analizat - nëse është për konsum apo nuk është për konsum. Shpeshherë ka dal që duhanin që është kapur i kontrabanduar ka pasur nivel të lartë toksik dhe asgjësimi është bërë përmes djegies. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.