Mbështetet sektori i produkteve të malit

14:48 / 23.01.2013
Krahas shumë sektorëve tjerë, Ministria e Bujqësisë sivjet do të përkrah edhe sektorin e produkteve jodrusore të malit. Me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe vlerës së këtyre prodhimeve, kjo ministri ka ndarë një fond prej 500 mijë eurosh, përmes të cilit do t’i mbështesë kultivuesit dhe përpunuesit e bimëve aromatike e mjekësore.

Përfitues të kësaj mbështetje do të jenë fermerët e kategorisë së parë të këtij sektori, ku hyjnë grumbulluesit, të cilët produktet i marrin drejtpërdrejtë nga vjelësit dhe ata të kategorisë së dytë, ku hyjnë grumbulluesit qendror, që kanë kontrata me përfituesit e kategorisë së parë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, tregon se aktualisht sektori i prodhimeve jodrusore të malit, ku futen frutat, kërpudhat dhe bimët aromatike e mjekësore përbëhet nga vjelësit e këtyre prodhimeve në terren, nga mbledhësit që i marrin këto prodhime prej vjelësve dhe nga grumbulluesit kryesor, që këto prodhime i përpunojnë dhe kryesisht i eksportojnë. “Investimet në këtë fazë zhvillimore të sektorit i kemi orientuar kryesisht në shmangien e humbjeve të frutave që prishen në nivelin e mbledhësve lokal dhe përmes investimeve në tharëse, në frigoriferë, në pajisje të teknologjisë së lartë për përpunimin e frutave pyjore në nivelin e grumbulluesve qendror, synojmë ta konsolidojmë më mirë këtë sektor me potencial të madh eksportues dhe me treg të siguruar perëndimor”, tha Behramaj.

Ndërkaq, pronari i kompanisë “Agroprodukt Syne”, Halit Avdijaj, i cili ka të mbjellë një sipërfaqe prej 85 hektarëve me bimë mjekësore, thotë se kjo mbështetje do të ndikojë në shtimin e prodhimtarisë. “Kjo përkrahje financiare e ministrisë do të shtojë vlerën e produkteve jodrusore të malit, pasi përmes makinerisë fermerëve do t’ju krijohen mundësitë që të zhvillojnë më shumë veprimtaritë e tyre, duke ndikuar kështu edhe në shtimin e qendrave grumbulluese të këtyre produkteve”, thotë Avdijaj.

Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jodrusore dhe fruta të malit dhe se grumbulluesit e tyre në nivelin qendror i kanë tregjet e siguruara në vendet evropiane dhe nuk kanë probleme me shitjen e tyre.

Periudha e aplikimit për të përfituar nga kjo përkrahje është hapur me 17 janar dhe është e hapur deri në fund të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
21:22 / 23.05.2013
Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Kohëve të fundit është folur shumë për telefonin e ri të Nokia’s, modelin EOS, i cili do të jetë telefoni i parë i ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.