Mbi 310 mijë euro për subvencionimin e stoqeve të verës‏

15:08 / 5.10.2012
Përmbushet premtimi për rimbursimin e akcizës së verërave përmes subvencionimit të stoqeve. Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, sot në Entin e Vreshtave dhe Verërave në Rahovec, ua ka kumtuar vendimin për rimbursimin e akcizës së verërave përmes subvencionimit të stoqeve 14 kompanive prodhuese të verës, të cilat do të përfitojnë gjithsej 310.618 euro.

Stavileci tha se vendimin për rimbursimin e akcizës përmes subvencionimit të stoqeve të verës, e kanë marrë pasi që kompanitë prodhuese të verës po bëjnë pranimin e prodhimtarisë së rrushit të sivjetmë. “E realizuam marrëveshjen, që kemi pasur me Shoqatën e Verërave “Enologjia”. Kjo përkrahje do të ndikojë në organizimin e stoqeve të verës dhe në ruajtjen e kualitetit të verës së prodhuar në tërë regjionin vreshtar të vendit”, tha Stavileci.

Ai tha se për të rimbursuar akcizën përmes subvencionimit të stoqeve të verës kanë ndarë mbi 310 mijë euro dhe procesi për ekzekutimin e pjesës së parë të mjeteve do të filloj menjëherë, kurse pjesa e dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti. “Si masë shtesë për vitin e ardhshëm, do të jetë edhe subvencionimi për hektarë i sipërfaqeve të rrushit”, tha Stavileci.

Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vlerësoi se kjo përkrahje financiare e Ministrisë së Bujqësisë dhe pajisjet teknologjike, të cilat po dhurohen nga donatorët e huaj, po krijojnë mundësi që të rriten kapacitetet prodhuese dhe të përmirësohet edhe cilësia e prodhimit të verës. “Unë besoj se përkrahja e ministrisë dhe e organizatave ndërkombëtare, siç është GIZ-i, do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Me këtë vendim, Ministria e Bujqësisë ka treguar edhe njëherë interesimin, përkushtimin dhe vullnetin e saj të vazhdueshëm për të mbështetur vreshtarinë dhe verëtarinë në komunën tonë”, tha Latifi.

Organizata gjermane ”GIZ”, sot ua ka dhuruar si donacion shoqatës së verëtarëve “Enologjia” edhe një mbushtore mobile për verë, në vlerë prej rreth 100 mijë euro.

Reinhard Trenkle, udhëheqës i projektit të GIZ-it në Kosovë, tha se kjo aparaturë është një përkrahje e vogël që do të ndikoj në përmirësimin e kualitetit të verës në të ardhmen.

Shuma e përfituesve nga subvencionimi i stoqeve të kompanive prodhuese të verës varet nga pjesëmarrja e tyre në tregun e brendshëm. Ndërsa, kriter kryesor për subvencionimin e stoqeve të verës, përveç certifikatave të regjistrimit dhe licencave të nevojshme, ka qenë edhe deklarimi i prodhimit vjetor të stoqeve të verës.

Po ashtu të premten Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës për përpunimin dhe paketimin e pemëve dhe perimeve “MIB-Trade”, në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Projekti ka kushtuar 201 mijë euro dhe 75 për qind e investimit është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike arrijnë në katër ton për 8 orë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.