Mbikëqyrja bankare nga BQE mbetet e kundërshtueshme

11:14 / 25.08.2012
Banka Qendrore Evropiane (BQE) është përgjegjëse për politikat financiare të Eurozonës. Por a është e nevojshme dhe reale që të mbikëqyrët dhe të kujdesesh për të gjitha bankat e Eurozonës? Nuk ka dyshime se Evropa ka nevojë për një lloj mbikëqyrjeje të përbashkët bankare. Kriza në Spanjë ka evidentuar edhe një herë tjetër se bankat "e sëmura" të një vendi nuk mund të trondisin vetëm financat e saj por edhe të ndikojnë në institucionet financiare të vendeve të tjera.

Kjo është ajo që e shtyu Bashkimin Evropian në samitin e tij të fundit në muajin qershor që të caktojë Bankën Qendrore Evropiane për të pasur rol mbikëqyrës. Sidoqoftë, shumë e shikojnë këtë si një konflikt interesi. Çfarë duhet të bëjë BQE-ja kur ajo beson se taksat duhen rritur, por është e shqetësuar për bankat që janë në vështirësi. A mundet BQE-ja që të mbyllë bankat teksa, në të njëjtën kohë, ajo po printon para dhe po furnizon tregun me para kesh?

Një kombinim i mirë?

Politikat monetare dhe mbikëqyrja e bankave nuk duhet të lidhen me njëra-tjetrën, argumenton Martin Faust, profesor në Shkollën e Financës së Frankfurtit. Në fund të fundit, ekziston një mbikëqyrës bankar në nivel evropian, i njohur si Autoriteti Bankar Evropian (EBA). "Ky institucion ka pasur shumë pak ndikim deri tani sepse politikanët e vendit nuk kanë qenë të gatshëm t´i dorëzojnë pushtetin."

Kjo ka ndryshuar, sidoqoftë, si pasojë e krizës. Pjesërisht sepse nuk ka personel të mjaftueshëm, EBA ka pasur shumë kritika, thotë Faust. Ka edhe një aspekt tjetër që flet kundër mbikëqyrjes nga ECB-ja. "Një mbikëqyrje bankare evropiane ka kuptim kur të gjithë shtetet marrin pjesë," i tha ai DW.

Por, duke qenë se BQE është përgjegjëse për Eurozonën, një mbikëqyrje e tillë do të përjashtonte Britaninë – nyjën më të rëndësishme financiare në Evropë. Megjithatë, duket se nuk ka një mënyrë që mbikëqyrja t´i kalojë BQE-së. Sascha Mölls, profesor ekonomie në Universitetin e Marburgut, nuk e shikon këtë si një problem themelor. Ajo për të cilën ai është i shqetësuar, është një mbikëqyrje e përbashkët që nuk do të marrë në konsideratë dallimet mes kombeve. "Në Gjermani ne kemi shumë banka të vogla," thotë ai. Ata pajisin ekonominë vendore me para, duke bërë punën tradicionale të një banke. "Këto banka normalisht që nuk kanë nevojë për një mbikqyrje përmes shembujve të një modeli amerikan,“ i tha Mölls DW.

Por kjo është pikërisht ajo çka po planifikon Komisioni i Bashkimit Evropian. Në muajin shtator, Komisioni ka planifikuar të prezantojë një koncept i cili do t´i nënshtrojë 8400 bankat e Eurozonës nën rregulla të njëjta mbikëqyrjeje. Kjo, sidoqoftë, do të lodhte autoritetin e mbikëqyrjes, thotë Faust. "Unë mendoj që logjikisht në fillim të përqendrohemi në bankat sistematike të rëndësishme – me fjalë të tjera: bankat e mëdha," tha ai.
Berlini gjithashtu do të preferonte që vetëm 25 bankat më të mëdha të mbikëqyreshin nga BQE-ja. "Për bankat e kursimeve dhe institucionet e kredisë nuk ka nevojë për mbikëqyrje shtesë," i tha të përditshmes ekonomike gjermane Handelsblatt, ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger.

Në fakt, bankat e vogla vendore në Gjermani nuk kanë pasur nevojë as edhe për nje cent të vetëm nga ndihmat e shtetit. Përkundrazi, ata vazhduan të japin kredi edhe kur bankat e mëdha nuk mund t´a bënin këtë. Bankat e kursimeve, bankat private dhe institucionet e kredive janë të ashtuquajturat "tre shtyllat" e sistemit bankar gjerman. Faust është i shqetësuar se një mbikëqyrje e përbashkët do të ishte një disavantazh për bankat e vogla, duke kërkuar, për shembull, një kapitalizim më të madh. "Veçanërisht i rëndësishëm është kapitali bazë, i përbërë nga kapitali aksioner dhe rezervat e kapitalit," vëren Faust. Bankat e kursimeve, gjithsesi, nuk kanë kapital aksioner. E njëjta gjë vlen edhe për kreditë. "Këto banka kanë anëtarë, të cilët mbulojnë detyrimet e bankës me kapitalin e tyre. Nëse ky kapital nuk konsiderohet si kapital bazë, atëherë burimet e një banke kapitali nuk mund të jenë të mjaftueshme për të mbuluar detyrimet," thotë Faust.

Në këtë rast, bankat duhet të gjejnë më tepër aksionerë ose të ulin volumin e transaksionit, që do të thotë më pak kredi të lëshuara. Kjo, gjithsesi, do të kishte pasoja drastike për bizneset gjermane, përderisa shumica e tyre marrin kredi pikërisht nga bankat e vogla, dhe jo nga tregjet kapitaliste, paralajmëron Sasha Mölls. "Ne thjesht nuk kemi ambientin ekonomik për një rregullator të përgjithshëm dhe anonim që do të na ndihmonte vërtet. Në fund, kjo do të dëmtonte kompanitë tona të vogla dhe të mesme." /Dw/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.