Më 2013 fillon ndërtimi i autostradës Shkup-kufiri i Kosovës

14:01 / 24.09.2012
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një pjese të autostradave, në aksin rrugor Gostivar Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. “Këto janë aksi rrugor Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. Për autostradat e tjera filluam bisedime për kredi dhe për gjetjen e mënyrave të tjera për financim", tha Gruevski.

Sipas Gruevskit në tre-katër muajt e ardhshëm Qeveria do të ketë rezultate fillestare nga ky veprim.

Nëse ky operacion përfundon me sukses, pritet që të paktën një pjesë e këtyre autostradave të fillojë të ndërtohet në vitin 2013, ka shtuar kryeministri, transmeton Alsat-M.

"Tani për tani nga bisedimet fillestare jemi optimistë, por megjithatë duhet që të përfundojë tërë procesi që të shohim nëse do të kemi sukses për këtë", theksoi kryeministri maqedonas. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.