Me strategji luftohet shpëlarja e parave

15:24 / 14.09.2012
Policia e Kosovës është zotuar që t’i luftoj të gjitha format e krimit, përfshirë krimin e shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, u tha në ceremoninë e diplomimit të klasës së parë prej 43 zyrtarëve hetues dhe analistëve për krime ekonomike.

Trajnimet në fushën e hetimit financiar deri tani janë mbajtur nga Zyra e Thesarit amerikan për asistencë teknike. Tani pas marrjes së kompetencave nga EULEX-i, kursi për teknikat hetuese për herë të parë është mbajtur nga ekspert kosovarë.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza ka treguar se Kosova ka një program të pavarur të trajnimeve për krime ekonomike. Ai bëri të ditur se në qershor të këtij viti, Ministria e Financave ka marrë kompetencat për inteligjencën financiare nga EULEX-i. “Prej atëherë ne kemi arrit që ta aprovojmë koncept dokumentin për ligjin për shpërlajnë e parave. Për një kohë të shkurt ne arritëm që ta aprovojmë strategjinë për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit”, theksoi Hamza.

Ndërkaq Ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson tha se shpërlaja e parave dhe financimi i terrorizmit janë probleme global që kërcënojnë gjithë botën. Andaj luftimi i tyre, sipas saj, mund të jetë i suksesshëm vetëm me përpjekje të përbashkëta. “Instituti i krimeve ekonomike është shembull i mirë i përpjekjeve dhe të arriturave tona të përbashkëta që duhet të korrim suksese në të ardhmen”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se trajnimet e tilla janë sukses i madh i Policisë së Kosovës. “Ne jemi të zotuar që t’i luftojmë të gjitha format e krimit. Kjo formë e krimit është e sofistikuar por Policia e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie ka treguar rezultate të mira”, theksoi ai.

Ministria e Financave ka parapa që të themeloj Zyrën kombëtare për monitorimin dhe koordinimin e luftës për shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit. /RTK/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.