Me temperaturat rriten edhe çmimet e karburanteve

9:29 / 7.08.2012
Çmimi i naftës është shtrenjtuar për rreth 10 centë që nga mesi i muajit korrik. Një litër naftë me datën 20 korrik mund të blihej për rreth 1 euro e 20 centë. Kurse tashmë një litër e naftës ka arritur në 1 euro e 30 centë. Naftëtarët thonë se ngritja e çmimit ka ardhur për shkak të ngritjes së çmimit të naftës në bursë, por edhe lëvizjen e fuqisë së euros në raport me dollarin amerikan.

Ngritja e çmimit të naftës po bëhet në kohën e pushimeve. Kujtojmë që vetëm në muajin korrik, kur ka ndodhur shtrenjtimi në Shqipëri, kanë hyrë afro 500 mijë kosovarë, kryesisht me vetura. Po ashtu gjatë këtyre muajve kemi një numër të madh të mërgimtarëve që i vizitojnë familjet e tyre në Kosovë. Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë që nga 16 korriku ka rënë. Një barel naftë në burës më 16 korrik ka qenë 970 dollarë, kurse tash është 955 dollarë, shkruan Koha Ditore.

Selatin Kaçaniku, udhëheqës i organizatës “Konsumatori”, ka thënë se naftëtarët po bëjnë ngritjen e çmimit të naftës në kohën kur qytetarët shkojnë në pushime dhe u duhet më shumë karburante. Po ashtu kjo ngritje e çmimit po vjen edhe në kohën kur shumë mërgimtarë janë në pushime në Kosovë. “Gjëja më e keqe është se ne kemi ngritje të çmimeve të derivateve në kohën e korrje-shirjeve, në kohën kur punët në bujqësi janë në pikën më të lartë”, ka thënë Kaçaniku. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:42 / 19.06.2013
Rihanna, Foto: Arkiv

Rihanna thyen rekordin në Youtube

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka arritur ta tejkalojë artistin e ri, Justin Bieber, për nga shikueshmëria e vide...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.