Menaxhimi i parasë publike, sfidë për autoritetet

14:25 / 2.02.2012
Autoritete kompetente jo rrallë herë kanë marrë kritika për keqmenaxhim të financave publike, si nga organizatat financiare ndërkombëtare, por ashtu edhe nga ato vendore. Por, ekzekutivi i vendit këtë çështje e ka vendosur në një ndër objektivat kryesore të punës për vitin 2012.

Të paktën kështu ka premtuar Bedri Hamza, Ministër i Financave, gjatë shpalosjes së prioriteteve të punës për këtë vit. Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike shprehen skeptikë lidhur me mundësinë e menaxhimit transparent të parasë publike.

Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës, pohon se për shpenzimin e mjeteve buxhetore nevojitet kujdes i shtuar nga të gjitha agjencitë buxhetore, dhe njëherësh kërkohet respektimi dhe zbatimi i ligjit për menaxhimin e financave publike. “T'i adresojnë vërejtjet që i ka dhënë auditori vazhdimisht për menaxhimin e parasë publike, dhe nëse këto adresohen, atëherë mund të ketë rezultat. Në anën tjetër, nëse këto nuk janë konform edhe vërejtjeve të auditorit dhe raporteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, atëherë Kosova do të vazhdojë të ketë ngecje në menaxhimin e financave publike”, shprehet Rukiqi.

Vitin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ndërpretë një marrëveshje me autoritete kosovare për shkak të rritjes së pagave, shpenzime këto, siç është thënë, kanë devijuar nga programi i FMN-së.

Por, personeli i FMN-së dhe autoritet kanë arritur një marrëveshje në nivel mbi Programin e Monitorimit të Personelit, sipas së cilës, do të krijohet një mekanizëm përcjellës, që mund të çojë në një marrëveshje të mbështetur nga ky institucion në vitin 2012. “Prandaj, ne të gjithë duhet të koncentrohemi, në mënyrë që të kemi një rezultat që na mundëson që në këtë fushë, FMN-ja, por edhe auditori i përgjithshëm, të na vlerësojë pozitivisht dhe mos të jetë ky një problem që na përcjellë më vite”, thotë Rukiqi.
Në anën tjetër, Naim Gashi konsideron se për një menaxhim më efikas të parasë publike nevojitet luftimi i korrupsionit. “Luftimi i korrupsionit bëhet përmes shkurtimit të hapësirës për korrupsion. Ajo do të thotë një reformim të Ligjit për Prokurimin Publik, që është bërë vitin e kaluar, me sugjerimin e Komisionit Evropian. Do të thotë, lënien e hapësirave më të vogla, për subjektivizëm në vlerësimin e tenderëve publik”, thekson Gashi.

Sidoqoftë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar në vend. Kjo zyre në bazë vjetore e kryen auditimin e rregullsisë së buxhetit në të gjitha institucionet shtetërore, por edhe subjekte tjera të cilat janë më shumë se 50 për qind në pronësi publike, ose që marrin mjete financiare nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës.
Megjithatë, jo rrallë herë, kjo zyre ka paraqitur vërejtje se ende ekziston një shkallë e keqpërdorimit të parasë publike në institucione të ndryshme në Kosovë. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.