Merkel e do Greqinë në Eurozonë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se dëshiron që Greqia e kapluar nga borxhet, të mbetet në Eurozonë dhe tha se beson se qeveria e atij shteti është duke bërë gjithçka është e mundur që të zgjidhë problemet.“Dëshiroj që Greqia të mbetet pjesë e eurozonës”, tha Merkel, derisa e ka pritur kryeministrin grek Antonis Samaras për bisedime në Berlin.
Me herët, Samaras ka thënë se i dëshiron katër vjet, e jo siç kishte premtuar më parë Athina dy vjet, për implementimin e zvogëlimeve të shpenzimit për të pasur qasje të vazhdueshme në paketën e ndihmës prej 240 miliardë eurosh.
Athinës i duhet kredia për ta parandaluar falimentimin dhe mundësinë e daljes së detyruar nga Eurozona. /Telegrafi/