Mikullovci: Qeveria po e shkatërron Trepçën
Ish-drejtori Trepçës, Nazmi Mikullovci, vlerëson se problemi kryesor në riorganizimit e ndërmarrjes, të cilën e udhëhoqi për vite të tëra nuk qëndron të gjendja teknike-teknologjike. Mikullovci ka thënë se problem kryesor i moszhvillimit të Trepçës janë ndërhyrjet politike nga Qeveria nëpërmjet Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Në qoftë se ndërpriten ndërhyrjet dhe interferimet politike në Trepçë, kjo ndërmarrje, sipas tij, mund të realizojë prodhim, i cili jo vetëm se e liron nga nevoja për intervenime nga buxheti shtetëror, por edhe mundëson që ajo të krijojë të hyra të mjaftueshme për të realizuar programin e fazës së dytë zhvillimore.
Në intervistën për Kohën Ditore ai ka thënë se mund të flasë për Trepçën në cilësinë e palës së tretë, meqë ka kaluar një pjesë të madhe të jetës bashkë me të. “Kjo që po ndodh tani në Trepçë është vazhdim i riorganizimit që ka filluar me ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta, i aprovuar në tetor të vitit 2011. Ky ligj në esencë shumë pak ka dallime prej Rregullores së UNMIK-ut 2005/48 për riorganizimin dhe likuidimin e Trepçës”.
Atëherë, kjo rregullore është kundërshtuar fuqishëm prej menaxhmentit të Trepçës e pastaj dhe Qeverisë, sepse esenca e Rregullores nuk ishte aftësimi i Trepçës për afarizëm, por qëllimi kryesor është kthimi i borxheve të supozuara. /Telegrafi/