Miliona kundër ndotjes
Edhe 13 vjet pas luftës ndotja në përmasa alarmante e mjedisit në Kosovë përbënë rrezikun më të madh për shoqërinë kosovare. Sipas Ministrisë së Ambientit kompanitë si KEK-u Ferronikeli e Sharr Cem po shpenzojnë miliona euro për të ulur ndotjet e ambientit.Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala thotë se ata janë duke investuar në mbulimin e hirit dhe në vendosjen filtrave për të ulur ndotjen e ambientit. “Pra ky vit, është vit ambiental i KEK-ut, ku po investohen rreth 50 milionë euro dhe pas përfundimit të këtyre projekteve KEK-u do të operoj në mënyrë dhe ën bazë të kërkesave të ambientalistëve”, tha Buzxhala për Kosova Sot.
Ndërkaq zyrtari për informim në Ferronikel, Shpëtim Ukaj thotë se deri ë matni kjo kompani ka investuar në fushën e mjedisit më shumë se 12 milionë euro.
Ai ka bërë të ditur se Ferronikel ka aplikuar për tu pajisur me leje të integruar mjedisore.
Zyrtarja për Informim në Ministrinë e Ambientit Gëzime Hasnai thotë se Inspektorati i kësaj ministrie ka qenë vigjilent s ai përket ndotjeve sipas saj, një shembull të mirë bëjnë kompanitë Ferronikeli dhe SharrCem të cilët kanë përmirësime në mbrojtjen e mjedisit. “Të dyja kompanitë dërgojnë raporte sistematike në Insperktoriat dhe që nga instalimi i filtrave, emetimi i gazrave ka rënë në mënyrë të dukshme”, tha Hasani, për Kosova Sot.
Ndërsa ekspertët e mjedisit thonë se pavarësisht investimeve, për mbrojtjen e ambientit, ndotjet e mjedisit janë ende të mëdha. /Telegrafi/