Miliona me Kinën

9:21 / 27.07.2012
Eksporti i Kosovës në Kinë ka arritur pikën më të lartë që nga paslufta. Rreth 30 milionë euro ishte vlera e eksporteve në shtetin aziatik gjatë vitit 2011. Eksportuesit kryesorë janë ndërmarrja Trepça me metale dhe Ferronikeli me koncentrat kromi. Kosova më shumë po eksporton në Kinën e largët sesa në vendet fqinje si Maqedonia apo Serbia. Kryesisht eksportohen metale nga “Trepça” dhe koncentrat kromi nga “Ferronikeli”.

Statistikat tregojnë për rritje të lartë të eksporteve të Kosovës me këtë vend të largët aziatik. Për vitin 2011, eksportet e Kosovës në tregun kinez kanë qenë në vlerën e 28.1 milionë eurove. Kjo bëri që pjesëmarrja e tregut kinez të jetë 9,0 për qind, duke kaluar dukshëm vendet e tjera të rajonit si Turqinë, Maqedoninë, Serbinë e Zvicrën.

Sipas hulumtimit të Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale - STRAS, në vitet e kaluara eksporti në Kinë ishte tepër i vogël. “E vetmja risi që paraqitet në këto zhvillime është rritja shumë e madhe e eksporteve në Kinë, nga 31 mijë euro në vitin 2008 në 28.1 milionë euro në vitin 2011, ku pjesëmarrja e këtij tregu tash është 9 për qind, duke kaluar dukshëm vendet e tjera të rajonit si Turqinë, Maqedoninë, Serbinë e Zvicrën”, thuhet në raportin e STRAS-it “Kosova mes lindjes dhe perëndimit”.

Eksportuesit kryesorë për në Kinë janë Ferronikeli dhe gjiganti metalurgjik Trepça. Ndërkaq, kryesisht eksportohen metale bazë dhe produktet prej tyre dhe koncentrat kromi nga Ferronikeli, shkruan Express.

Zëdhënësi i ndërmarrjes “Trepça”, Bislim Muçaj, ka thënë se në Kinë kryesisht eksportohet mbetjet e metalurgjisë se zinkut. Përmes një kompanie të kontraktuar, ndërmarrja Trepça, kishte eksportuar në Kinë me qindra tonë të kësaj mbetjeje industriale. “Kompania ka kërkuar zgjatje të kontratës, pasi bëhet fjalë për 400 mijë tonë si mbetje e metalurgjisë se zinkut”, tha Muçaj.

Nga ana tjetër, nga Ferronikeli janë eksportuar kryesisht koncentrate kromi dhe minerale kromi.
Statistikat prej 1 janarit të këtij viti e deri në fund të këtij muaji tregojnë se nga këto produkte, Ferronikeli eksportoi në vlerë afër 3 milionë euro.

Megjithëkëtë, sipas raportit të STRAS-it, sërish treg kryesor për produktet nga Kosova mbetet Bashkimi Evropian, ku në vitin 2008 u realizuan 47,3 për qind të eksporteve, kurse në vitin 2011 – 43.2 për qind. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.