Mimoza s’i bie pishman për çimenton

15:15 / 10.07.2012
Përkundër reagimeve të shumta, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, nuk është pishman për vendimin që e mori një muaj më parë, për tarifën prej 35 për qind për importuesit e çimentos. Kusari -Lila me përgjegjësi të plotë pohon se ky është një vendim i shqyrtuar dhe analizuar mirë dhe pa marrë parasysh presionit të përgjithshëm publik, që është insistuar në masë aq të madhe dhe tendencave për diskreditim të procesit, ky është një proces kredibil dhe konform ligjit dhe se me vendimin e marrë, ajo thotë se nuk ka fituar kundërshtarë dhe armiq.

Pas takimit të tretë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ministrja Kusari-Lila pohoi se në asnjë moment nuk dyshon në kredibilitetin e vendimit, duke besuar fuqishëm se ky është një vendim i cili do të hapë një rrugë të mirë që edhe prodhuesit të ndihen komod në kërkimin e asaj që i ofron ligji, e i cili ofron mundësi të mjaftueshme për mbrojtjen e prodhimit.

“Unë nuk besoj se kam fituar shumë kundërshtarë dhe armiq. Unë besoj se janë mobilizuar një strukturë që i janë shkelur interesat e tyre. Por, në asnjë mënyrë, nuk dyshoj në kredibilitetin e vendimit dhe në asnjë mënyrë nuk mendoj se vendimi ka mund të jetë tjetër. Ne mund të vërtetohemi se ajo se çfarë është në Kosovë, është se është vendosur kultura dhe janë forcuar grupet e caktuara importuese, që kanë fitime shumë të mëdha në dëm të prodhimit”, tha ajo.

Kusari më tej pohoi se janë në përcjellje të situatës dhe se dispozitat ligjore parashohin që vendimi mund të jetë në fuqi 90 ditë dhe se sa shpejt mund të merret një vendim tjetër, kjo varet nga ajo se sa shpejt mblidhen faktet dhe argumentet ekonomike, të cilat janë duke u trajtuar me shumë seriozitet, e të cilat janë në kundërshtim me atë që me pompozitet është prezantuar, në raport me efektet e vendimit.

Megjithatë, Kusari pohon se edhe vendimi tjetër, do të jetë një vendim i balancuar, që do të marrë parasysh interesat e përgjithshme, “mbi të gjitha interesin publik dhe interesin e Kosovës në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e interesit për prodhuesit”.


Ndërsa, sa i përket ndikimit të këtij vendimi në zbehjen e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë, Kusari pohoi se në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë, kjo nuk e ka për qëllim prishjen e çfarëdo integrimi, por përmirësimin e situatës ekonomike, forcimin e bazës zhvillimore të Kosovës, që do të ndikojë në forcimin e shtetit, në forcimin e institucioneve dhe ligjshmërisë në Kosovë dhe rrjedhimisht Kosova do të bëhet një partner ende më i mirë në procesin e integrimit.

Ndërsa, sa i përket qëndrimeve të Odës Ekonomike të Kosovës, e cila ka kundërshtuar në vazhdimësi vendimin që mori Kusari për çimenton, ajo tha se OEA dhe OEK që të dyja kanë qenë të përfaqësuara sot në Këshillin Kombëtar për zhvillim ekonomik dhe që të dyja kanë prezantuar qëndrimet e tyre zyrtare, e të cilat nuk janë në kundërshtim me këtë vendim. Mendimet e OEK dhe OEA, sipas Kusarit, janë shumë të balancuara dhe tërësisht të bazuara në ligjin në fuqi dhe në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm. Deklaratat e OEK, të cilat kanë dalë në opinion e të cilat kanë kundërshtuar fuqishëm këtë vendim, sipas Kusarit, më tepër janë cilësuar si qëndrime individuale të personave të caktuar.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik po ashtu ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së zhvillimit Ekonomik për formimin e grupit teknik për Hidrocentralin e Zhurit si dhe është kërkuar të bëhet edhe amendamentimi konform kërkesës së mëhershme të Ligjit të Punës në raport me pushimin e lehonisë dhe ditëve të pushimit në përgjithësi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusari-Lila

-
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.