Ministri Beqaj mori pjesë në takimin BERZH-it
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj, si përfaqësues i Republikës së Kosovës, morri pjesë në takimin vjetor dhe forumin e biznesit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi (BERZH) në Londër.Në ketë takim i cili i është kushtuar Menaxhimit në periudhat turbulente marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BERZH-it dhe vendeve tjera.
Pjesëmarrjen në ketë konferencë ministri Beqaj e ka shfrytëzuar për takime me përfaqësuesit e shumicës së vendeve anëtare të BERZH-it. /Telegrafi/