Ministri Hamza takoi udhëheqësit e projekteve të Bankës Botërore

16:35 / 2.02.2012
Në Ministrinë e Financave u organizua një takim me të gjithë udhëheqësit e projekteve që implementohen nga Banka Botërore në Kosovë. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve në mes projekteve, rritja e efektivitetit të tyre me qëllim të implementimit sa më të suksesshëm të këtyre projekteve, ku me këtë rast u prezantua edhe instrumenti për menaxhim tremujor të portofolit për projektet e financuara nga Banka Botërore.

Ministri i Financave Bedri Hamza duke falënderuar Bankën Botërore për asistencën që është duke i ofruar Kosovës që nga përfundimi i luftës e në vazhdimësi, foli edhe për rëndësinë që këto projekte kanë për zhvillimin e vendit. “Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e interesuar që të gjitha projektet të kenë një implementim të suksesshëm dhe në këtë drejtim brenda institucioneve do të bëjmë përpjekjet tona që të punohet maksimalisht me qëllim të realizimit të objektivave të parapara. Ministria e Financave në këtë drejtim do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme që të tejkalohen pengesat eventuale që paraqiten në punë”, tha ministri Hamza.

Ndërsa, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, duke e vlerësuar rëndësinë e takimit, theksoi se kjo formë e punës është mënyrë shumë e mirë e bashkërenditjes dhe koordinimit të punëve në mes të Bankës Botërore dhe Qeverisë në të gjitha aspektet.

Takimet e tilla tash e tutje do të jenë të rregullta dhe do të mbahen një herë në tre muaj. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.