Ministria e Diasporës, 120 mijë euro për vetura

11:26 / 27.07.2012
Shpenzimet nё luks nuk kanë të ndalur. Institucionet qeveritare nuk po kursejnë hiq kur është puna për të blerë vetura luksoze. Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka vendosur të shpenzojë mijëra euro në blerje të veturave. Blerjen e veturave kësaj ministrie do t’i kushtoj mbi 120 mijë euro.

Tenderi për blerjen e tyre është ndarë nё tri loto, dy nga tё cilat i ka fituar “Mercom Company” nga Prishtina dhe njërën kompania “Porche Kosova” nga Prishtina, shkruan gazeta “Lajm”.

Ministria e Diasporës këtë kompani e ka shpërblyer edhe me loton tre, e cila ka vlerën 34,710.00 euro edhe për kёtë tender nё garë ishin gjithsej pesë kompani.

Ministria e Diasporës ka bëre përpjeke për të blerë vetura tani e disa muaj, por këto përpjekje i janë ndalur në gjysmë, pasi i kanë dështuar tenderët dy herë radhazi. Lidhur me blerjen e këtyre veturave nuk ka pranuar të flasë askush nga Ministria e Diasporës.

Për vetura kanë shpenzuar mijëra euro këto institucione. Ministria e Arsimit e udhëhequr nga Ramë Buja, ka shpenzuar rreth 200 mijë euro.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e udhëhequr nga Mimoza Kuasri-Lila, ka shpenzuar 165 mijë euro dhe këtë e kishte fituar.

Ministria e Administratës Publike e udhëhequr nga Mahir Yagçilar, ka shpenzuar fiks 99, 596. 00 euro.

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr Ferid Agani, ka shpenzuar 64.200.00. Edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Nenad Rashiqit për blerje të veturave, ka shpenzuar rreh 64 mijë euro.

Ndërkaq, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, për blerjen e veturave, ka shpenzuar 58.200.00 euro.

Sё fundmi, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka vendosur të shpenzojë mijëra euro në blerje të veturave mbi 120 mijë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.