Miratohet projektligji për ujërat

16:32 / 13.09.2012
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar dy projektligje të rëndësisë së veçantë për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ai i ujërave të Kosovës dhe projektligji për agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale.

Projektligji për ujërat e Kosovës ka për qëllim të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social dhe ekonomik të Republikës së Kosovës. Ky projektligj ka për qëllim të themelojë procedura dhe parime udhëzuese për shpërndarjen optimale të resurseve ujore, të sigurojë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tej-shfrytëzimi dhe keqpërdorimi dhe të përcaktojë kornizën institucionale për administrimin e resurseve ujore.

“Me këtë ligj rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ujërat sipërfaqësorë, liqenet, akumulimet, rezervuarët, burimet natyrore, ujërat nëntokësorë, tokat e lagëta, truallin buzë brigjeve të lumenjve dhe çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre. Gjithashtu përmes këtij projektligji rregullohet përdorimi dhe shpërndarja e ujërave, mbrojtja dhe ruajtja e tyre, mbrojtja nga veprimet e dëmshme duke përfshirë përmbytjet, vërshimet dhe erozioni, ashtu dhe objektet dhe infrastrukturën ujore, financimin e ujërave si dhe kushtet, mënyrat dhe veprimet me të cilat mund të shfrytëzohen apo shkarkohen ujërat”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Projektligji për agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës ka për qëllim themelimin, misionin, organizimin, funksionin, detyrat, përgjegjësitë dhe financimin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Kjo agjenci do të jetë institucioni përgjegjës për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e komplekseve memoriale. “Më këtë projektligj, AMKMK do të jetë përgjegjëse për komplekset memoriale të shpallura me vendim të qeverisë si Zona të Veçanta me Interes Kombëtar dhe karakter historik. Në të ardhmen ky institucion përcakton programet kërkimore-shkencore, aktivitetet dhe manifestimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me zonat dhe historinë e tyre. Në bazë të këtij projektligji, AMKMK është organ qeveritar dhe i raporton Kryeministrit”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.