Mitrovica me Park Biznesi

14:55 / 18.10.2012
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Basri Musmurati dhe shefi për operacione i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock, kanë përuruar të enjten objektin e Agjencisë për Menaxhim dhe Administrim të Parkut të Biznesit në Mitrovicë. Ky projekt u financua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Komuna e Mitrovicës në partneritet me Prishtina REA, u vlerësua shumë me rëndësi për të ardhmen e ekonomisë mitrovicase.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se fokusi i këtij projekti do të jetë në bizneset e rajonit të Mitrovicës, që do të vendosen në Parkun e Biznesit, mandej punëkërkuesit, investitorët potencial si dhe partnerët tjerë. “Rezultatet të cilat Komuna e Mitrovicës synon të arrij përmes këtij projekti janë të shumta si: Mobilizimi dhe valorizimi i bizneseve në Parkun e Biznesit, promovimi i zinxhirit të vlerave të shtuara biznesore për tërheqjen e investimeve, ofrimin e grandeve për bizneset në zhvillim, asistimin e themelimit të ndërmarrjeve të reja, vendeve të reja të punës etj”.

Kryetari Kastrati theksoi se hapësirat e objektit, me rreth 430 m2, do të ofrojnë një komoditet të mirë për punë, shërbime, trajnime, këshillime, promovim etj. “Ky objekt, shumë i bukur do të jetë komplementar me strategjinë zhvillimore ekonomike të Komunës së Mitrovicës. Thënë ndryshe, ky objekt do të jete edhe një shtëpi e madhe e bizneseve tona me një zot shtëpie me përvoje të madhe menaxheriale”.

Po ashtu ai tha se ne Parkun e Bizneseve operojnë një numër prej 24 biznesesh ku shumica prej tyre janë biznese prodhuese me një staf të punësuarish prej 112 që mund të ketë edhe tendecë rritjes.

Rrustem Abiti menaxher i projektit tha se “Komuna e Mitrovicës në agjendën e vet ka përmirësimin e kushteve dhe ambientit për zhvillimin e bizneseve në Mitrovicë” Ky park krijon kushte më të mira për ofrimin e shërbimit të biznesit brenda dhe jashtë tij ku i’a shton vlerën këtij Parku të Bizneseve dhe ndihmon zhvillimin e bizneseve tha Abiti.

Për rëndësinë e Parkut të Bizneseve , foli edhe shefi për operacione i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Cristof Stock mandej edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Nol Buzhala i cili ndau çertifikatën e licencimit për parkun e biznesit me të cilën Komuna e Mitrovicës shpallet zone ekonomike. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.