Mitrovicë, kompanitë ndërtimor mbi një milion euro borxh komunës

16:14 / 31.08.2012
Tatimet paraqesin problemin kryesor për Komunën e Mitrovicës, e cila nuk po arrin t’i mbledhë ato nga disa kompani ndërtimore, pasi një numër i konsideruar i tyre tani veç kanë falimentuar. Kompanitë e ndërtimit, si dhe personat privat që kanë ndërtuar ndërtesa shumëkatëshe, i kanë borxh komunës së Mitrovicës rreth 1.1 milion euro, thonë zyrtarët komunalë.

Sipas tyre, ata kohë pas kohe janë takuar me përfaqësues të këtyre kompanive, ku kanë shqyrtuar mundësinë e likuidimit të borxhit të tyre.

Mehdi Bala, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm në Mitrovicë, tha për Kosovapress se këto takime nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, pasi që vetëm një pjesë shumë e vogël e këtyre kompanive kanë kryer detyrimet ndaj shtetit. “Ne jemi të vendosur që jo vetëm kompanitë e ndërtimit, por edhe bizneset tjera të cilat kanë borxhe ndaj shtetit, t’i shlyejnë ato sa më parë”, theksoi Bala.

Sipas tij, borxhlinjtë më të mëdhenj të komunës sa i përket tatimit janë kompanitë e ndërtimit, borxhi i së cilave arrin vlerën rreth 1.1 milion euro. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
18:32 / 23.05.2013
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Pitt: Angelina më ktheu në binarë

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.