Mocioni për Mimozën i shkon parlamentit
Mocioni për ministren e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila, në lidhje me vendimin e saj 51 ditorë për tarifa ndaj çimentos së importuar pres 35 për qind, është vendosur në rendin e ditës për seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka vendosur në pikën e parë të rendit të ditës për seancën e të enjtes së ardhshme votimin për mocionin ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila.
MTI kishte nxjerrë vendim për masa reciprociteti në çimenton e importuar me çka është kritikuar se ka favorizuar kompaninë “SharrCem”.
Kuvendi po ashtu e ka futur në rendin e ditës edhe votimin e rekomandimeve për komisionin e Këshillit të Pavarur për Media (KPM) dhe për bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK). /Telegrafi/