Moody's, parashikim të zymtë për BE-në

9:08 / 4.09.2012
“Moody’s” ka ulur parashikimin për Bashkimin Evropian duke e zhvlerësuar nga rangu AAA në “negativ” dhe ka paralajmëruar se ulja e vlerësimit mund të shkojë edhe më tej. Thuhet se lëvizja në fjalë reflekton parashikimet negative për kontribuesit kryesorë të buxhetit të BE-së.

Më herët gjatë vitit, “Moody’s” bëri parashikime negative për Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia e kreditimit tha se këto vende ishin të gjitha të ekspozuara ndaj krizës së borxhit. “Moody’s” tha gjithashtu se në rast “presioni ekstrem”, shtetet e vlerësuara me AAA- kanë të ngjarë t’i shërbejnë më shumë detyrimeve ndaj borxhit të tyre, sesa të punojnë për të frenuar borxhin e BE-së në tërësi.

Agjencia shtoi se nëse vendet e kuotuara në këtë nivel shpallin falimentimin për borxhet e tyre, për rrjedhojë do të falimentojnë edhe me huatë që jepen për të reduktuar borxhin e BE-së, duke reduktuar edhe rezervat e Unionit.

Gjermania, Franca, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku përbëjnë 45 për qind të të ardhurave të buxhetit të Bashkimit Evropian.

“Moody’s” paralajmëroi se nëse këto vende zhvlerësohen, atëherë rrjedhimisht do të kenë ndikim edhe tek vlerësimi i Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.