Moody’s ulë notën kreditore të Spanjës
Moody's bëri të ditur se arsyeja themelore e uljes së notës kreditore të Spanjës është vendimi, i marrë javën e kaluar pas videokonferencës me ministrat e financave të Bashkimit Evropian, për të marrë ndihmë kreditore të jashtme deri në 100 miliardë euro në lidhje me rikapitalizimin e bankave spanjolle.Sipas deklaratës së agjencisë Moody's, është e sigurt që qeveria e Madridit, pavarësisht se nuk është qartësuar ende trajta e ndihmës kreditore që do t'u jepet bankave, ka marrë përsipër një përgjegjësi duke i ofruar mbështetje bankave spanjolle.
Kredia, e cila do të marrë Spanja, nga Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (EFSF), do të menaxhohet nga qeveria e drejtuar nga Kryeministri Mariano Rahoj. /Telegrafi/