Mrekullia kosovare në Bursën e Londrës

10:23 / 3.09.2012
Për më se dy javë Kosova ka përjetuar një ndryshim imazhi në shtypin anglez dhe botëror. Vendi i mbytur me raporte korrupsioni e krimi, po e fut një kompani të saj në Bursën e Londrës (AIM). Një kompani që do të punojë në Kosovë me mermerin e saj, Fox Marble është pranuar që të tregtojë në Berzë, e para jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni.

Pranimi i “Fox Marble” në Bursën e Londrës u përcoll me shkrime të shumta nga mediumet botërore si: Financial Times, The Daily Express, London Evening Standard, The Business Desk etj. “Mermeri i Kosovës është më i shtrenjtë sesa që mund të vlerësoni. Mermeri i zi është shumë i kërkuar në SHBA”, shprehej ditë më parë për mediet e huaja Christopher Gilbert, kryeshef ekzekutiv i kompanisë, duke shtuar se këto gurore të mermerit vlerësohet se kanë rezerva prej rreth 300 milionë metra kub mermer.

Gilbert është një biznesmen i njohur, i cili ka ngritur dhe shitur shumë kompani nëpër botë në sektorë të ndryshëm, e sidomos në sektorin e muzikës me kompani të incizimeve.

Pjesë e kësaj kompanie është edhe ish-ylli i emisionit televiziv të BBC-së “Dragon’s Den”, James Caan, përmes kompanisë së tij “Hamilton Bradshaw Capital Partners”.

Lidhur me fillimin e tregtimit të aksioneve në AIM, Gilbert ka thënë se ky është një hap i madh në zhvillimin e “Fox Marble”. “Unë do të doja t’i mirëpres të gjithë aksionarët tanë të rinj dhe të shohim se Fox Marble bën përparim të shpejtë drejt prodhimit dhe përpunimin e mermerit cilësisë më të lartë", ka potencuar ai.

Fox Marble është një Holding Kompani angleze, të cilës i është dhënë licenca minerare për pesë gurore të mermerit të mbuluara me një sipërfaqe prej rreth 239.000 metra katrorë në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Pejës, Rahovecit etj.

Drejtuesit e kompanisë planifikojnë të fillojnë operacionet fillimisht në dy guroret e grupit, për të ndërtuar një fabrikë të përpunimit të mermerit dhe të zhvillojnë rrjetin e shitjes së mermerit, ndërsa dy gurore tjera planifikohet të hapen në gjysmën e parë të vitit 2014. “Grupi synon të shesë një sasi të kufizuar të blloqeve mermerit të papërpunuara për të gjeneruar rrjedhje të hershme të parasë, ndërsa ndërtimi i fabrikës për përpunimin e mermerit parashihet të zgjasë 10 muaj. Grupi do të përqendrohet kryesisht në shitjen e pllakave të mermeri të lëmuar, të cilët do të kenë destinim industrinë e ndërtimit dhe atë dekorative në të gjithë botën”, bëhet e ditur nga drejtuesit e “Fox Marble”. /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.