MTI, me vendime për industrinë e ushqimit dhe atë të ndërtimit

15:40 / 26.07.2012
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), pas vendimit për mbrojtjen e prodhuesit të vetëm të çimentos në Kosovë, “SharrCem”, është duke i shqyrtuar edhe dy raste të tjera që kanë të bëjnë me industrinë e ushqimit dhe industrinë e materialit ndërtimor. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin ministrja, Mimoza Kusari-Lila.

Kësaj radhe, sipas zëvendëskryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Kusari-Lila, fjala është për industrinë e ushqimit dhe atë të materialit ndërtimor. Sipas saj, vendimi pritet të merret të martën.

“Javën e ardhshme do të dalim me dy vendime një për industrinë e ushqimit, e një për industrinë e materialit ndërtimor”, ka thënë ministrja Kusari-Lila për Telegrafin.

Ndryshe, MTI-ja më 11 qershor kishte marrë vendim për vënien e masën doganore prej 35 për qind për çimenton që futet në Kosovë nga jashtë. Mirëpo, ky vendim do të ndryshojë më 1 gusht. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Të premtën kënga e re e Kreshës dhe Lyricalit

MC Kresha dhe Lyrical Son kanë konfirmuar të sjellin gjatë ditës së premte këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mir...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.