MTI nuk ka para për tenderin e Brezovicës

13:04 / 19.07.2012
Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për zhvillimin e kompleksit të turizmit në Brezovicë. Projekti i propozuar edhe nga Komisioni Evropian tani ka ngecur, meqë në arkën e Ministrisë së Tregtisë nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar shërbimet këshilluese ligjore dhe ato të transaksionit për zhvillimin e projektit të Brezovicës. Tenderi i hapur më 3 maj të këtij viti, është anuluar të martën.

“Tenderi për Këshilltarin e Transaksionit/Ligjor për zhvillimin e projektit të Brezovicës është proceduar më tutje dhe janë pranuar shtatë oferta, mirëpo vlerësimi i ofertave ka rezultuar që tenderi i përgjegjshëm përmban çmimin i cili në masë substanciale e tejkalon buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit dhe për këtë MTI-ja është detyruar të anulojë atë”, ka thënë për “Koha Ditore” Arta Istrefi, këshilltare për media e ministres Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj, ministria beson se do të ketë investime milionëshe në zhvillimin e turizmit dimëror në këtë vend.

Sipas vendimit të Qeverisë, gjithçka që është në këtë zonë, përfshirë pronën e paluajtshme, objektet hoteliere të ndërmarrjes shoqërore “Inex” dhe ato private, nëse është nevoja, do t’u jepen investuesve të ardhshëm në kuadër të projektit për zhvillimin e këtij kompleksi. Njëherësh, kjo është parë si mënyra më e mirë që të funksionalizohet qendra ekzistuese e skive pa dhënë para nga buxheti, krahas asaj që e ka propozuar Komisioni Evropian. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:47 / 21.05.2013
George Michael, Foto: Contact Music

George Michael po shërohet pas aksidentit

Këngëtari George Michael është duke u rikuperuar mirë pas lëndimeve që pësoi javën e kaluar në një aksident komunika...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.