Mustafa: Të krijohet Fondi për Garantimin e Kredive

15:31 / 22.10.2012
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa i cili njëherësh është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë të hënën se krijimi Fondit për Garantimin e Kredive për ndërmarrjet e reja dhe sapo krijuara do të forconte zhvillimin e bizneseve, ulte numrin e papunësisë dhe do të ndikonte në rritjen ekonomike të vendit.

Kryetari Isa Mustafa tha kështu pas takimit që pati me Johannes Wiegand, shef i misionit të FMN-së për Kosovë dhe me Jose Sulemane, shef i Zyrës se FMN-së në Prishtinë, ku tha po ashtu u diskutua edhe për ecurinë buxhetore, stabilitetin buxhetor dhe makro fiskal të Kosovës.

Ai tha se Fondi i Garantimit të Kredive do të ishte një infuzion i mirë dhe i qëndrueshëm për zhvillimin e bizneseve të reja, pasi që ky fond do ju garantonte dhe do ju mundësonte afaristeve të rinj që të këtë qasje me të lehtë kredi dhe sistem bankar në përgjithësi.

Sa i përket politikave buxhetore dhe fiskale, kryetari Mustafa dhe Wiegand u pajtuan që Kosova duhet të këtë kujdes në menaxhimin e politikave buxhetore dhe fiskale në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria buxhetore e vendit.

Kryetari Mustafa tha se ai përkrah krijimin e një fondi, i cili do të mbushej nga mjetet e privatizimit të aseteve publike. Ky fond tha kryetari Mustafa do të duhet të krijohej nga Kuvendi i Kosovës dhe të jetë po ashtu Kuvendi i Kosovës, ai i cili me pastaj do të orientonte, ose do të jepte pëlqimin e shpenzimit të mjeteve të këtij fondi për projekte kapitale që do të zhvilloheshin në Kosovë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.