Nafta 110 dollarë për fuçi
Në bursat ndërkombëtare shqetësimet për uljen e prodhimit në detin e veriut dhe Amerikës si dhe frika nga ndikimi i sanksioneve të naftës kundër Iranit, ka bërë të mundur që çmimi i një fuçi nafte të arrijë kuotën e 109.59 dollarëve. Analistë të shumtë shprehen se sa më shumë kalon koha aq më shumë ndikojnë sanksionet e naftës kundër Iranit në çmimin botëror të arit të zi. Që nga koha e zbatimit të këtyre sanksioneve, nafta është shtuar me 21 dollarë për fuçi.
Ditët e fundit nafta është rritur me 5 cent dhe është shitur me 109.59 dollarë njofton Bloomberg. /Telegrafi/