Nafta e Londër mbi 113 dollarë për fuçi
Kontratat e naftës kanë qenë të qëndrueshme të enjën. Ato janë mbështetur nga statistika që tregoi se ekonomia e kinës, paralelisht konsumatori i dytë më i madh në botë i naftës, po stabilizohet në këtë pjesë të fundit të vitit.Sigurisht që në mbështetje të çmimit të naftës është edhe qëndrueshmëria e tensionit gjeopolitik në lindjen e mesme, një kërcënim konstant për çrregullim të furnizimit botëror me naftë bruto.
Ndikim pozitiv në vlerën e naftës ka dhënë zhvlerësimi në pikën më të ulët 1 mujore i indeksit që mat vlerën e dollarit në tregun monetar.
Nafta bruto Brent e Londrës për dhjetorin u rrit 33 cent në 113.55 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për nëntorin u rrit 2 cent në 92.14 dollarë për fuçi. Në ditën e sotme fokusi do të jetë dhe tek raportimi i aplikimeve të papunësisë në javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/