Nafta rikuperon humbjet
Kontratat e naftës u rritën të martën duke rikuperuar një pjesë të humbjes së ditës së hënë. Megjithatë masa e rritjes së naftës është e kufizuar pasi investitorët janë duke përllogaritur ndikimin e programit të stimulit të ekonomisë nga Banka Qendrore në Shtetet e Bashkuara si dhe po fokusohen tek hapat e Kinës për të rritur ekonominë.Kontratat e naftës ranë fuqishëm një ditë më parë dhe nafta Brent ra më shumë se 5 dollarë në momentet e fundit të tregtisë. Për lojtarët e tregut është ende e paqartë se kush e shkaktoi këtë rënie por shumica besojnë se është shkaktuar nga një program kompjuterik.
Komisioni Amerikan për Tregtinë e Lëndëve të Para në Tregun e Ardhmërive tha se është duke hetuar incidentin. Nafta bruto Brent e Londrës për nëntorin u rrit 19 cent në 113.98 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për tetorin kontratë që përfundon në ditën e enjte u rrit 16 cent në 96.78 dollarë për fuçi. /Telegrafi/