Ndërmarrjet e vogla zhvillojnë ekonominë

16:09 / 24.01.2013
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizoi takim me akterë të sektorit privat me qëllim të prezantimit të projektit “Programi për promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë”, i cili është bashkë-financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) si dhe Agjencia Zvicerane për bashkëpunimi dhe Zhvillim (SDC).

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, në fjalën e saj hapëse tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e sfidave të evidentuara me të cilat po ballafaqohet sektori privat siç janë qasja në financa dhe qasja në shërbime profesionale këshillimore. “Kjo është mbështetje e drejtpërdrejtë e bizneseve” – theksoi ajo. Më tutje, ministrja Kusari – Lila tha se ngritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila do të realizohet përmes këtij projekti, është tejet e rëndësishme.

Ndërsa ChristianGeosits Drejtor i Zyrës së ADA-së në Kosovë, tregoi komponentët kryesor të projektit si dhe tregoi se një nga arsyet kryesore që ADA ka përkrahur këtë projekt është rëndësia e NVM-ve për ekonominë e Kosovës, kurse Christopg Lang Drejtor i SDC-së tha se Kosova ka potencial për zhvillim dhe forcim të NVM-ve dhe se ky projekt ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrent të NVM-ve.

Programi për promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë ka për qëllim promovimin e zhvillimit të sektorit privat dhe mbështetja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bazuar në principet e zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë periudhës tre vjeçare, sa do të zgjasë ky projekt, do të realizohen 3 objektivat kryesore: asistimi në përforcimin e përkrahjes sëNVM-ve, me theks të veçantë zhvillimin e hulumtimeve për NVM-të, ngritjen e dialogut publiko-privat dhe implementimin e strategjisë së NVM-ve. Qëllimi i dytë është ofrimi i këshillave dhe trajnimeve për bizneset fillestare si dhe atyre ekzistuese. Direktiva e tretë që ky projekt do ta implementoj është Skema e Garantimit të Kredive, që ka për qëllim përmirësimin e bizneseve vendore në qasjen në financa.

Projekti “Programi për Promovimin e NVM-ve” do të përfundoj më 15 tetor 2015. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.