Ndryshimi i autostradës ide absurde

11:19 / 12.11.2012
Kërkesa e Serbisë që autostrada Prishtinë-Nish të mos kalojë nëpër Merdar, vlerësohet si absurde. Ish-drejtoresha e rrugëve të Kosovës, Kaqusha Jashari thotë se ideja e Serbisë për t’u lidhur me Malin e Zi përmes Negotinit dhe Pejës, shkel marrëveshjen ndërkombëtare të autostradave. Sipas saj, kjo është një tendencë e vjetër e Beogradit për të anashkaluar portin e Durrësit.

Nish-Merdare-Pejë. Këtë plan ka më shumë se një dekadë që Serbia kërkon ta zbatoj për të krijuar dalje, përmes Kosovës, në Mal të Zi.

Pikat nga do të kaloj traseja e autostradës që i lidhë këto dy vende janë vënë që në vitin 2002 dhe për këtë e ka marrë edhe miratimin e vendeve të rajonit dhe përkrahjen e Bashkimit Europian.

Ata që kanë qenë të inkuadruar në hartimin e projekteve të rrugëve në pjesën e Kosovës tregojnë se kjo ka qenë strategji e Serbisë që ta shmangë portin e Durrësit, shkruan Express.

“Por, tani propozimi që të mos shkohet kah Merdari, por kah Prapashtica, e të lidhet me Leskovc e jo me Nish më ka befasuar”, thotë Kaqusha Jashari, ish-drejtoreshë e Rrugëve të Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.